Një ndër momentet që padyshim e ndezi skenën e “C’est La Vie” këtë të diel në Tv Klan ishte performanca e Big Mama & Skerdi Farias, mbi të gjitha për shkak të këngës së zgjedhur nga dy konkurrentët, “Mamica”.
Ata kishin vendosur që vargjet e saj t’i këndonin të pa censuruara, zgjedhje që duket se u mirëprit nga publiku, i cili këndoi në kor.
Sigurisht që nuk munguan batutat…
Marina Vjollca:
Sa jeni tundur..
Skerdi:
Më shumë janë tundur cicat e mia se ato të Big-it.
Marina Vjollca:
Kjo këngë në radio, në televizion kur e dëgjon është pak e censuruar, ju e thatë të gjithën, edhe publiku ishte njëzëri me ju.
E me këto fjalë, Vjollca kërkoi që ta këndonin edhe njëherë këtë pjesë. Sëbashku me dy konkurrentët, i gjithë publiku këndoi në kor… pa censurë.
Vargjet u kthyen në pikë humori, pasi Big Mama tha se fundja të gjithë
“jemi ushqyer nga cicat”
.
Big Mama:
“Ça ke ti me Mamicën. A është turp të përmenden cicat? Gjithë me cica jemi rritur…”
Marina Vjollca:
Po pra, por në TV ka pak më etikë kur thuhet.
Big Mama:
Sa shumë të tundet gjoksi? Kjo nuk shkon.
Batutat vijuan edhe gjatë komenteve të jurisë.
Rovena Lule:
“Doktori sot e kishte marrë me aq seriozitet, këndonte me kaq seriozitet për gjoksin sa… një pyetje kam për kuriozitet, sa gjokse imagjinon kur këndon për to, si të vijnë imazhet?”
Skerdi Faria:
“Edhe në ëndërr po më dalin, kështu rrotull me vijnë majtas dhe djathtas”
./tvklan.al