Në këtë mbrëmje Krishtlindjeje, spektakli “C’est la vie” në Tv Klan ka nisur ndryshe nga puntatat e kaluara.
Në skenë interpretuan fëmijë nga 12 shtete të botës. Ata janë pjesë e “Tirana International School”, të cilët dhuruan emocione në këtë mbrëmje magjike.
“Ces’t la vie” vjen në këtë natë të veçantë, natën e Krishtlindjes. Kjo ka qenë arsyeja që ne e kemi nisur sonte ndryshe, jo me siglën tradicionale të spektaklit tonë, por me këtë kot të mrekullueshëm fëmijësh, me këngën e Krishtlindjeve. Kemi dëshiruar që të përcjellim emocione të sinqerta dhe të transmetojmë te ju dashuri dhe mbarësi të pastër”
, u shpreh moderatorja e emisionit Marina Vjollca.
/tvklan.al