Njerëzit që vuajnë nga diabeti ndjehen të stresuar kur niveli i sheqerit të tyre në gjak rritet. Kjo mund të vijë si rezultat i mos ushqyerjes së shëndetshme ose për shkak të nivelit të lartë të stresit.
Në raste të rralla, një nivel i lartë i sheqerit mund të ndodhë edhe për shkak se ilaçet nuk funksionojnë më dhe ju duhet të takoheni me mjekun tuaj.
Ekspertët shprehen se ka disa gjëra që ju mund të bëni për të normalizuar nivelin e sheqerit në gjak.
- Matni sheqerin para se të hani dhe dy orë pas vaktit
Matja e nivelit të sheqerit në këtë mënyrë do t’iu tregojë saktësisht nëse ilaçet po funksionojnë. Kjo gjithashtu do t’iu ndihmojë të dalloni, se çfarë ushqimi po e bën të lartë sheqerin në gjak.
- Kontrolloni çdo mëngjes nivelin e sheqerit
- Beni disa ndryshime të vogla
Nëse diabeti është i lartë në mëngjes, mund të provoni të bëni disa ushtrime dhe të kufizoni sasinë e ushqimit për vaktin tuaj të ardhshëm. Nëse sheqeri është i lartë, mendoni se çfarë keni ngrënë natën e kaluar, për të shmangur konsumimin e saj në vaktet e tjera.
- 4. Qëndroni të qetë
Jo gjithmonë është ushqimi që mund të shkaktojë rritje të nivelit të sheqerit në gjak. Ndonjëherë, shumë stres ose ankth mund të shkaktojë rritjen e diabetit. Prandaj mundohuni të qëndroni të qetë dhe gjeni kohë për të pushuar.
- Bisedoni me mjekun
Mund të ndodhë që pavarësisht se i kushtoni kudes ushqimit dhe qëndroni të qetë, diabeti sërish qëndron i lartë. Në raste të tilla duhet të bisedoni me mjekun tuaj. /tvklan.al