Studime të ndryshme të kryera në të kaluarën kanë treguar se zgjimi herët në mëngjes shoqërohet me një sërë përfitimesh. Pyetja që lind është nëse kjo është e vërtetë për të gjithë apo ka individë që lindin ndryshe gjenetikisht?

Trupi i njeriut dihet se ka një orë biologjike të ndërtuar që drejtohet gjenetikisht. Bazuar në këtë orë metabolike, disa individë janë më aktivë në mëngjes, ndërsa disa të tjerë në mbrëmje. Në fakt, 39 përqind e popullsisë botërore është krijuar në mënyrë metabolike që të jetë aktiv në mbrëmje.

Rregullimi i mënyrës së jetesës së një personi sipas orës së tyre biologjike gjenetike ndihmon shumë në përmirësimin e stilit të tyre të jetesës dhe shëndetit.

Mark Zuckerberg , Elon Musk, por edhe shumë emra të tjerë të njohur pretendojnë se nuk janë persona të mëngjesit. Por ata kanë arritur që të ndryshojnë botën me arritjet e tyre të jashtëzakonshme.

Metabolizmi nuk është i njëjtë për të gjithë individët. Të kuptuarit e kohës së duhur sipas llojit të trupit mund të çojë në planifikim më të mirë të ditës për rezultate efektive, në gjithçka që duhet të bëni. Dhe kjo është e mundur kur njeriu arrin të kuptojë kohën e produktivitetit të tij.

Koha që zgjedhni të punoni luan një rol të rëndësishëm për arritjen e rezultateve të dëshiruara. Ka disa aktivitete që kërkojnë përqendrim më të lartë për të arritur rezultate më të larta.

Gjithashtu ka dy tipe studentësh; njëri që zgjohet herët në mëngjes për të studiuar, ndërsa tjetri që preferon të jetë zgjuar natën. Zgjedhja e kohës së duhur që rrit performancën tuaj dhe iu bën të jeni produktiv është e rëndësishme./tvklan.al