Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim është pritur nga gazetari Blendi Fevziu në ambientet e Tv Klan, për të dhënë intervistë për emisionin “Opinion”.

Pyetja e parë e ambasadores për Fevziun ishte: “Blendi, a do të më lejosh t’i përfundoj fjalitë e mia sonte?

“Varet se çfarë do të thuash, kjo është e rëndësishme”, është përgjigjur Blendi Fevziu.

E veçantë ishte edhe çanta e saj me mbishkrimin “Ambition respect teamwork (Ambicia respekton punën në skuadër)”.

Gjithashtu ambasadores i bëri përshtypje distanca mes saj dhe gazetarit, ku nga 2 metra që është normalisht në studion e “Opinion” ishte 4 metra në kuadër të masave anti-covid.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë.

/tvklan.al