Paraqitja e Elon Musk në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të SHBA, Donald Trump ka tërhequr vëmendjen e rrjetit për shkak të një gjesti që ka bërë me një krah.

Musk bëri gjestin ndërsa falenderoi mbështetësit për kontributin në fitoren e Trumpit. Ai falenderoi popullin amerikan që e bëri realitet, përpara se të vendoste dorën e djathtë mbi zemrën e tij dhe më pas ta shtynte të njëjtin krah në ajër përpara tij.
“Zemra ime është për ju. Falë jush, e ardhmja e qytetërimit është e garantuar,” tha ai.
Shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë krahasuar gjestin me një përshëndetje naziste. Ndërkohë, Musk nuk ka komentuar lidhur me pretendimet./tvklan.al