Askush nuk mund t’i dalë përpara liderit suprem në një distancë të afërt, në të kundërt do të marrë dënimin e merituar. Këtë fat pati edhe një fotograf në Korenë e Veriut, i cili po përpiqej të bënte sa më mirë punën e tij.
Fotografi i identifikuar me emrin Ri, u shkarkua nga detyra pas kësaj ngjarje. Sipas mediave të huaja, fotografi personal i Kim Jong Un doli përpara liderit suprem për vetëm 3 sekonda, duke i bllokuar pamjen me turmën e njerëzve. Akuza ndaj tij është se u pozicionua në një kënd ku aparati mbulonte liderin suprem.
Ai u fajësua gjithashtu edhe për shkeljen e dy rregullave të tjera. E para që ndalon fotografitë në një distancë 2 metra nga lideri Kim Jong Un, dhe e dyta që ndalon fotografitë apo videot të realizohen drejtpërdrejt tij, pra në pozicionin ballor. Si rezultat, fotografi 47-vjeçar u shkarkua nga puna dhe u përjashtua nga Partia e Punëtorëve të Koresë, duke e bërë automatikisht qytetar të rangut të dytë.
Ky incident ka ndodhur më 10 Mars kur udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un doli në publik gjatë zgjedhjeve, nëse mund të konsiderohen të tilla. Kim Jong Un kishte shkuar në një qendër votimi për të hedhur votën e tij dhe ndaloi përpara turmës kur ndodhi incidenti me fotografin.
/tvklan.al