Një mbrëmje dinamike na pret këtë të hënë, teksa dy vajza janë eliminuar tashmë dhe dy të tjera pritet të eliminohen në puntatën e tretë të spektaklit Love Story në TV Klan.

Saimiri u shpreh javën që shkoi se kësaj here ka organizuar një takim në SPA me të gjitha vajzat, ku pritet të bëjnë lojëra uji dhe padyshim do të ketë shumë argëtim.

Ndërkohë, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, 33-vjeçari theksoi se do mundohet t’i vërë në situata të sikletshme vajzat, gjë që duket shumë intriguese për shikuesit.

Saimiri gjithashtu do të ketë edhe dy takime private, më Xhesin dhe Merin, nga ku do të zbulojmë nëse ‘princi’ i këtij spektakli ka filluar të ndjejë pak më shumë për ndonjë vajzë në veçanti.

Flavia, konkurrentja nga Fieri gjithashtu ka premtuar se do ta habisë publikun këtë të hënë, teksa u shpreh për “Daily Love Story” se ka një surprizë që do mbetet enigmë.

Ndërkohë, vlen të kujtojmë se janë hapur audicionet për të gjitha vajzat që kanë dëshirë të bëhen pjesë e “Love Story”, duke rritur kështu edhe konkurrencën e presionin mes tyre, në garë për të fituar zemrën e Saimirit.

Çfarë ka ndodhur me vajzat dhe Saimirin në takimin në SPA? Kë ka zgjedhur ai për takimet e shkurtra? Si ka shkuar takimi me Xhesin? Po me Merin? Cilat do të jenë dy të eliminuarat për javën e tretë? A do të kemi ndonjë vajzë të re në konkurrim?

Këto dhe përgjigjet e shumë pyetjeve të tjera do t’i zbuloni këtë të hënë, në Love Story, në orën 20:15 në TV Klan./tvklan.al