Champions League mbylli raundin e gjashtë, me ndeshje spektakolare.
Barcelona triumfoi 3-2 në transfertë ndaj Borussia Dortmund, në një ndeshje emocionuese. Dopieta e Ferran Torres dhe goli i Raphinha për katalanasit, bëri që të ishin të pavlefshëm dy golat e Guirassy.
Fitore të madhe mori edhe Juventusi, që mposhti 2-0 Manchester City-n në shtëpi, falë golave të Vlahovic dhe McKennie në pjesën e dytë.
Sukses i rëndësishëm për Arsenalin, që mundi pastër Monaco-n me rezultatin 3-0, me dopietën e Saka dhe golin e Havertz.
Milani fitoi vetëm në fund ndaj Crvena Zvezda me rezultatin 2-1. Leao i dha avantazhin kuqezinjve në pjesën e parë, ndërsa Radonjic barazoi në fraksionin e dytë. Abraham ishte vendimtar me golin e tij në minutën e 88-të.
Në ndeshje e tjera, Bologna barazoi pa gola ndaj Benficas, Stuttgart shkatërroi 5-1 Young Boys, ndërsa Feyenoord fitoi 4-2 ndaj Sparta Pragë. /tvklan.al