Këtë të Mërkurë, do të luhen katër ndeshjet të vlefshme për fazën “play off” të Champions League.
Milani luan në një transfertë delikate ndaj Feyenoord. Akti i parë do të zhvillohet në Holandë, aty ku pritet një përballje shumë e luftuar.
Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Celtic dhe Bayern Munich, e cila do të luhet në Skoci.
Atalanta sfidon Club Brugge. Belgët janë treguar “kockë e fortë” ndaj ekipeve të mëdha dhe do të kërkojnë të bëjnë surprizën.
Sfida tjetër do të jetë ajo mes Monaco dhe Benfica, një përballje ku është e vështirë për të zgjedhur favoritin. /tvklan.al