Katër ndeshjet e para në Champions League, të vlefshme për fazën “play off” dhuruan një mbrëmje emocionuese.
Real Madrid triumfoi 3-2 me përmbysje ndaj Manchester City-t në “Etihad Stadium”. Sukses i rëndësishëm nga madrilenët që hedhin një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.
Haaland zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Mbappe riktheu baraspeshën në minutën e 50-të.
Ishte sërish Haaland që shënoi për vendasit në minutën e 80-të me penallti. Skuadra e Ancelotti-t nuk u dorëzua dhe përmbysi gjithçka në fund. Brahim Diaz barazoi shifrat në minutën e 86-të, ndërsa Bellingham shënoi golin e përmbysjes 6 minuta më vonë. Sfida e kthimit do të luhet në “Bernabeu”.
Fitore të rëndësishme mori edhe Juventusi, që mposhti me vështirësi të mëdha PSV Einthoven me rezultatin 2-1.
Borussia Dortmund triumfoi pastër 3-0 ndaj Sporting Lisbona në transfertë, ndërsa me të njëjtin rezultat fitoi edhe PSG-ja ndaj Brest.
/tvklan.al