Nuk ka fund makthi i dëmtimeve tek Arsenal. Londinezët kanë humbur një tjetër lojtar të rëndësishëm.
Bëhet fjalë për Kai Havertz, i cili ka mbyllur sezonin, pas problemeve në kofshën e majtë. Analizat kanë zbuluar se gjermani duhet t’i nënshtrohet operacionit dhe ky edicion futbollistik është mbyllur për të.
Pak ditë më parë, sezonin e mbylli sulmuesi Gabriel Jesus, ndërsa është jashtë për shkak dëmtimi edhe ylli i skuadrës, Bukayo Saka.
Më herët Arsenali është përballur me një mungesë të gjatë të fantazistit Martin Odegaard. Këtë sezon, Havertz ka shënuar nëntë gola dhe ka regjistruar tre asistime në 21 ndeshje në Premier League dhe ka shtuar katër gola dhe dy asistime në tetë ndeshje të Ligës së Kampionëve.
/tvklan.al