Chelsea është në prag të blerjes së yllit të Napolit, Victor Osimhen. Ish-trajneri i bluve të Londrës, Antonio Conte, që është në stolin e ekipit italian, kërkon në këmbim të nigerianit, Romelu Lukaku, mesfushorin e ri Çesare Kasadei si edhe 50 milionë Euro.
Londinezët, pas një takimi me përfaqësuesit e të kaltërve u kanë komunikuar se janë gati që tua plotësojnë kërkesat financiare. Por ngelet për t’u parë dëshira e vetë lojtarit. Osimhen ka pasur kontakte edhe me PSG-në.
Parisienët nuk janë të gatshëm që të paguajnë 100 mln Euro për shërbimet e futbollistit. Por 25-vjeçari ka vlerësim edhe për blutë e Londrës, me këta të fundit që e kanë pasur në listën e dëshirave në tri sezonet e fundit.
Në vitin e shkuar futbollistik, sulmuesi realizoi 15 gola në Serie A dhe mendon se tashmë për të ka ardhur koha që të testojë veten në një tjetër kampionat. Për të dyja klubet, kjo marrëveshje ka interes, ashtu si edhe për futbollistët.
Lukaku dëshiron që t’i japë fund torturës në çdo merkato vere, ku i duhet të gjejë një ekip të ri, pasi te Çelsi nuk bën pjesë në projekt. Por edhe Osimhen nuk ka dëshirë që të largohet nga Napoli si i huazuar.
Klan News