Chelsea u rikthye te fitorja në Premier League. “Blutë” e Londrës, triumfuan me rezultatin 2-1 ndaj Newcastle, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë.

Golat e Jackson në minutën e 18-të dhe Palmer në minutën e 47-të për vendasit, e bënë të pavlefshëm golin e Isak. Me këtë triumf, Chelsea ngjitet në kuotën e 17 pikëve, në vendin e katërt.

Humbje surprizuese për Tottenham, që u mposht minimalisht në transfertë nga Crystal Palace. Goli i shënuar nga Mateta në minutën e 31-të, i dha fitoren vendasve. Me këtë humbje “Spurs” mbeten në vendin e tetë me 13 pikë.

Në sfidën tjetër, Manchester United u mposht me rezultatin 2-1 nga West Ham. Këta të fundit kaluan të parët në avantazh në minutën e 74-t me Summerville, ndërsa Casemiro barazoi shifrat. Një penallti në minutën e 90-të, vulosi takimin, me Bowen që u tregua i saktë, për t’i dhënë fitoren West Ham-it. Kjo është humbja e katërt për skuadrën e Ten Hag këtë sezon.

Pas kësaj ndeshje, Manchester United mban vendin e 14-t me 11 pikë, ndërsa West Ham renditet i 13-ti me 11 pikë. /tvklan.al