Federico Chiesa është shumë afër transferimit te Barcelona. Pas kontakteve të para mes menxaherit të lojtarit, Fali Ramadani, si edhe klubit katalanas, klubi katalanas po bën gati ofertën zyrtare për sulmuesin në pronësi të Juventusit, raporton sportmediaset.
Barcelona është gati që të ofrojë 10 milionë euro për kartonin e lojtarit, por “Zonja e Vjetër” kërkon 15.
Ndërsa për 26 vjeçarin është gati një kontratë deri në vitin 2028, ku ai do të përfitojë 6 mln euro në një sezon, përfshirë edhe bonuset. Kieza nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të ri Tiago Mota. Për të interes ka pasur edhe nga Premier Liga, me Çelsin dhe Mançester Junajtid që shfaqën interes.
Blutë e Londrës menduan që të bënin një shkëmbim me Sterling, por që ngeli në kontekstin e idesë. Barcelona kishte në listë edhe sulmuesin e Milanti Rafael Leao, por ky i fundit konsiderohet si i pashitshëm.
Ndërsa pista Kieza është më e realizueshme, me kartonin e sulmuesit që kushton pak, e për më tepër me këtë të fundit të gatshëm që të bëjë sakrifica ekonomike për të ndihmuar blaugranat në këtë situatë të vështirë.
Klan News