Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, deklaroi se ndeshja ndaj Cagliari-t në kampionat, do të jetë totalisht ndryshe nga ajo me Real Madrid në Champions League, ku skuadra e tij fitoi 3-1.
Në konferencën për shtyp, tekniku kuqezi zbuloi se sulmuesit Rafael Leao do të jetë nga minuta e parë, por theksoi se nuk do të ketë shumë hapësira në fushë, për shkak të lojës së mbyllur që luhet në Itali.
“Është e rëndësishme që edhe ndaj Cagliari-t të luajmë me të njëjtin shpirt luftarak dhe të njëjtin guxim si ndaj Real Madrid. Duhet të kuptojmë se do të jetë një lojë ndryshe. Do të jemi një tjetër skuadër ndaj Cagliari-t. Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe duhet qëndrimi i duhur.
Leao do të jetë titullar në këtë përballje. Duhet të dimë se do të jetë një ndeshje ndryshe dhe me më pak hapësira. Pres që Leao të jetë në gjendje të luajë në të njëjtin nivel si ndal Real Madrid.
Vendosja e Musah, ishte një strategji ndaj Realit. Nuk e di nëse mund ta bëjmë edhe në ndeshje të tjera. Ishte një strategji për lojtarët e Realit. Ndoshta do të na duhet të mbrohemi njësoj edhe në ndeshjet e tjera”, deklaroi Fonseca.
Ndeshja Caglari-Milan do të luhet të shtunën, duke nisur nga ora 18:00. /tvklan.al