Milani po përballet me një situatë të vështirë, sa i përket dëmtimeve. Kuqezinjtë kanë humbur lojtarë të rëndësishëm, kryesisht në repartin e sulmit.
Megjithatë, në prag të ndeshjes me Romën, trajneri Paulo Fonseka, ka marrë lajme të mira nga infermieria.
Morata, Pulisic dhe Bennacer janë rikuperuar dhe do të jenë me ekipin, për sfidën e fundit të këtij viti.
Megjithatë do të mungojë Rafael Leao, i dëmtuar ndaj Hellas Verona. Portugezi pritet të rikthehet për gjysmëfinalen e Superkupës ndaj Juventusit më 3 Janar. /tvklan.al