Federico Chiesa mund të rikthehet në Serie A. Sulmuesi po has vështirësi të mëdha te Liverpool, aty ku minutat i ka pasur me “pikatore”.

Në këtë situatë, italiani po mendon për një aventurë të re dhe interesimet nuk mungojnë. Napoli e ndjek prej kohësh 27-vjeçarin, ndërsa në garë janë futur edhe dy klube të tjera.

Bëhet fjalë për Interin dhe Atalantën, që gjithashtu kanë shprehur interes për sulmuesin anësor.

Chiesa ka një kontratë deri në vitin 2028 me Liverpool dhe përfiton 7.5 milionë euro në sezon. Klubet italiane, duan ta afrojnë në huazim deri në fund të sezonit, ndërsa shpresojnë që një pjesë e pagës të paguhet nga Liverpool.

Një marrëveshje në këto rrethana duket e vështirë, por klubet e përmendura do të tentojnë. /tvklan.al