Milani triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Empolit, në sfidën e javës së 24-t në Serinë A. Ishte një ndeshje me dy tablo, me një pjesë të parë të qetë dhe të dytën ku ndodhi gjithçka.
Tomori la kuqezinjtë me 10 lojtarë në minutën e 55-të, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Të njëjtin fat kishte edhe Marianucci për vendasit 10 minuta më vonë.
Rafael Leao zhbllokoi rezultatin në minutën e 68-të. Portugezi shënoi me kokë, pas një krosimi të marrë nga Pulisic.
Ky i fundit ishte sërish protagonist me asist edhe te goli i dytë, i shënuar nga Santiago Gimenez. Sulmuesi meksikan, i bashkuar me kuqezinjtë në merkaton e dimrit, gjeti golin e parë me fanellën kuqezi. /tvklan.al