Futbollisti i Kombëtares, Ernest Muçi po kalon një periudhë të mirë te Besiktas me shumë gola të shënuar. I fundit ishte në Europa League ku skuadra turke mundi 2 – 1 Malmo të Norvegjisë. Për këtë Muçi u bë pjesë e ekipit ideal nga UEFA për këtë javë. Ai është vendosur menjëherë pas sulmuesit kryesor, ndërsa në krah ka emra si Mertens, Bruno Fernandes dhe Diallo.
Në formë është shfaqur edhe Sokol Cikalleshi në Champions League e Azisë 2. Ai ishte më i miri në fushë në fitoren 7 – 0 të Tractor të Iranit ndaj Ravshan të Taxhikistanit. Sulmuesi shqiptar me 3 golat e shënuar u bë pjesë e formacionit më të mirë të javës së tretë.
Cikalleshi i realizoi brenda 15 minutave, duke e bërë më të bukur paraqitjen e tij. Sulmuesi shqiptar mori notën 8.9 nga faqja e njohur e statistikave Sofacore.
Tv Klan