Pyetja më e vështirë e jetës që u bëhet fëmijëve është se çfarë do të bëhen kur të rriten. Studimet janë zgjedhja më e vështira sa i takon zhvillimit intelektual të të rinjve. Ata duhet të kenë njohuri edhe se për çfarë profesionesh ka nevojë tregu, çka çon në zhvillimin e vendit.

Preferencat e të rinjve për të vazhduar studimet universitare kanë qenë shpesh në vëmendje të opinionit publik, ashtu sikurse në vite të ndryshme këto preferenca kanë njohur edhe luhatjet e tyre.

Kombinimi dhe formula magjike mes pasionit, inistimit të prindërve apo të afërmve dhe asaj se çfarë kërkon në të vërtetë tregu është në ekuilibra shumë të brishtë. Tundimi mes këtyre elementëve jo gjithmonë çon në zgjedhjen e duhur.

Por cili është ai fakultet që mund të quhet “i artë” për shqiptarët? Për të diskutuar mbi këtë çështje në emisionin  “Opinion” ishin të ftuar pedagogët Adriana Berberi, Iris Luarasi dhe Ylli Pango, administratori i një universiteti privat Henri Çili, spikerja e lajmeve Sonila Meço dhe psikologu Luan Hajdaraga./tvklan.al