Projekti “Sirena” i Roza Latit ku ajo përdor krijesën e famshme të mitologjisë për të tërhequr vëmendjen ndaj çështjeve shqetësuese mjedisore, përveç fabulës së fortë, ka përdorur hollësitë, të cilat tërheqin syrin edhe më shumë. Bishta cigaresh, pipëza, guacka, kanaçe, qese, gjithçka që përfundon sot në hapësirat ujore është zgjedhur për t’u vendosur në videon e saj.

Gjatë komentimit të tyre në emisionin e pasdites “Rudina” në Tv Klan, një nga këto detaje të zgjedhura ishte edhe përdorimi i një mjeti mbrojtës gjatë marrëdhënieve seksuale, siç është prezervativi. Në këtë rast, Roza nuk e vendosi në kuadrin e zakonshëm, por në sulmin e njeriut ndaj natyrës, një simbolikë e fortë se si ai, siç shprehet ajo, “po e përdhunon” atë.

Roza Lati: Çdo detaj aty është ideja ime, për shembull Iva dhe Jakopo kishin përgatitur një material si bishti me luspa për pjesën e gjoksit, por mua nuk më qëndronte dhe unë kisha marrë plan B qese të bardhë dhe një bluzë që unë kam në shtëpi që lidhet kryq, ishte ideja dhe mora qesen, e lidha vetë kryq, domethënë isha me një plan B për çdo gjë nëse nuk bëhet. Mesazhi im është që një krijesë deti, mitologjike, përrallore, si sirena jeton në 2021 me mbeturina. Pipëzat që pimë lëngjet i kam lidhur si aksesorë, sikur ka kapur flokët sirena dhe qesen, thashë “nuk po vë në kraharor guacka si Arieli”.

Rudina Magjistari: Duket aq bukur e kombinuar sa nuk e beson që ky në fakt është varianti B.

Roza Lati: Ishte varianti B se nuk ngjiti.

Rudina Magjistari: Më trego pak detajet, ka shumë prej tyre edhe në fotot artistike. Me një kondom këtu, cili është mesazhi?

Roza Lati: Bishti i cigares, grackat gjithandej, elementët e detit dhe kondom. Kondomi aty është sepse njeriu po e përdhunon natyrën. E vetmja gjë që nuk ishte ideja ime aty ishte kondomi, ma tha dikush tjetër./tvklan.al