E ftuar për herë të parë “Në Kurthin e Piter Pan”, aktorja Rita Lati u rrëfye pa dorashka, si asnjëherë më parë. Një rrëfim jete, që nis në Orikum, si vajza që erdhi në familje pas dy djemve, e ku mori dashurinë e madhe të dy prindërve që kishin një ëndërr, të shihnin Riten aktore.
Një histori që nis me konkurset, ku babai me bukën me simite në dorë e shoqëronte Ritën në oborrin e Teatrit Popullor të asaj kohe…
Flavio: Pse u bëre aktore ti, Rita?
Rita: Që të dilja në skenë. Mami dhe babi donin që të bëhesha artiste. Më pëlqente të recitoja e këndoja. Bija në sy për recitim që në shkollë. Konkurrova mes 300 fëmijësh nga Vlora, dola e para në Vlorë dhe erdha në Tiranë, në “Shkollën e mesme të artit”.
/tvklan.al