Edhe pse një vajzë me vetëbesim, moskokëçarëse dhe luftarake, fillimet e karrierës për Rita Latin nuk kanë qenë aspak të lehta. Asaj iu desh të zhvendosej nga Orikumi në Tiranë për të studiuar dhe ajo periudhë nuk ka qenë fort e lehtë për të, siç tregoi sonte “Në Kurthin e Piter Pan”.
Alketa: Si është për një vajzë te re 14 vjeç, që vjen nga Orikumi për të jetuar në Tiranë. Si t’u duk Tirana e asaj kohe?
Rita: Ishte intetesante, se ëndëtronim të bëheshim artiste. Hynim e dilnim me leje në konvikt. Nuk kishte tra-la-la. Ishte e mrekullueshme. Do doja të ishte edhe sot kështu. Ishte rregull absolut dhe nuk kishte thyerje disipline. Autoriteti i drejtoreshës të bënte më të disiplinuar dhe të mësoje më shumë.
/tvklan.al