Mes të qeshurave e historive të bukura, Rita Lati hapi sot zemrën “Në Kurthin e Piter Pan”, duke rrëfyer edhe plagë nga jeta e saj. Kështu, ajo rrëfeu se ardhja në jetë e vajzës së saj, Rozës, ishte momenti më i lumtur. Siç tregoi aktorja, Roza lindi pasi ajo kishte pësuar një goditje të madhe duke humbur një fëmijë.

Mabel: Rita, u gëzove shumë ti kur u bëre mami i Rozës?

Rita: Momenti kur u bëra mama ishte me i lumturi. Kisha humbur një vajzë para Rozës dhe Roza u prit me shumë dashuri. Brenda vitit Zoti m’i mbushi duart plot. Roza ishte e shëndetshme dhe dukej identike si ajo. Njerëzit nuk e dinin se isha bërë nënë sërish.

/tvklan.al