Një pasdite e magjishme ka qenë lançimi i hitit me të ri i realizuar nga Max Produciton, me kompozim të Florian Mumajesit, veshje të dizenjuara nga Enada At’Nikolla dhe Rezarta Skifteri, i cili erdhi nën interpretimin e më të pëlqyerave të momentit, Çiljeta Xhilaga dhe Ingrit Gjoni.
E veçanta e promovimit të videoklipit më të ri të dy vajzave ishte mënyra e prezantimit, nën pjesëmarrjen e personazheve shqiptarë të njohur. Ku ndër to mund të përmendim gazetar, aktorë, stilistë, madje edhe politikanë.
Nën falënderimin e realizuesve dhe në veçanti të familjarëve, dy bukuroshet prezantuan klipin e tyre i cili sipas parashikimeve mendohet të jetë hiti i verës në vendin tonë./tvklan.al
Gazetare: Anjeza Maja