Manchester City ka konfirmuar dëmtimin e rëndë për mesfushorin Rodri. Spanjolli ka mbyllur sezonin dhe nuk do të jetë i gatshëm për asnjë ndeshje, të këtij edicioni futbollistik.
Klubi anglez, në një komunikatë zyrtare, bën të ditur se lojtari ka pësuar një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit të djathtë.
Lojtari ka humbur të gjithë ndeshjet e këtij sezoni, me Manchester City-n dhe kombëtaren e Spanjës.
We can confirm that Rodri has suffered a ligament injury to his right knee.
— Manchester City (@ManCity) September 25, 2024
Everyone at the Club wishes him a speedy recovery 🩵
More information 👇
Vetë Rodri, pak ditë më parë foli për rrezikun e dëmtimeve, për shkak të ngjeshjes së kalendarit dhe shtimit të ndeshjeve.
Në ditët e ardhshme, do të merret një vendim, nëse mesfushori do i nënshtrohet një operacioni, apo do të nisë fazën e rikuperimit duke shmangur ndërhyrjen kirurgjikale. /tvklan.al