Ndërmarrja e një nisme ligjore nga ana e parlamentit si dhe ngritja e një komisioni te posaçëm hetimor për hapjen e kutive te votimit, një kusht ky i vene nga opozita cenon rende dispozitat kushtetuese dhe vendimin e formës se prere te marre nga kolegji zgjedhor.
I këtij mendimi është juristi Çlirim Gjata, i cili shpjegon se një vendim i tille del jashtë juridiksionit te kuvendit, ne shkelje flagrante me ligjin, qe mund te krijoje përplasje mes gjyqësorit dhe legjislativit.
Çlirim Gjata: “Është jashtë juridiksionit të parlamentit për ta bërë këtë. Nuk mundet parlamenti të marrë nën shqyrtim çështje që i takojnë institucioneve të tjera, pastaj do shkelej dispozita kryesore mbi ndarjen e pushteteve. Çështjet zgjedhore i janë lënë një institucioni të posaçëm të krijuar me ligj që është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe një gjykate që është kolegji zgjedhor. Një komision hetimor parlamentar mund të thotë: Ju zotërinj të Komisionit Qendror te Zgjedhjeve pse s’keni bërë zgjedhje ose nuk i keni zbatuar në afat? Pse s’i ke marrë nën shqyrtim kërkesat, por jo me i hy në themel. Ajo që thuhet që nuk duam që të ndryshojmë rezultatin, por çfarë vote kemi atë duhet ta kishin parashikuar më përpara me ligj. S’mund të dalësh tani të nxjerrësh një ligj për ta bërë atë se thonë e bën Anglia kush do shkon e shikon votën e vet, e hap. Ti sot, qoftë si parlament, qoftë si opozitë apo kushdo mund të shkojë të shohë dokumentacionet zgjedhore, por jo të hapë kutitë dhe të rinumërojë votat. A në qofte se ti do t’ia japësh këtë të drejtë qytetarit, po, mirato një ligj në të ardhmen, por jo kështu. Këtë nuk e ka kërkush sot.”
Për zotin Gjata krijimi i një precedenti te tille qe mund t’i hape rruge marrjes se kompetencave te gjyqësorit nga ana e legjislativit do te thotë qe parlamenti te dënojë apo te fale një te burgosur, ndonëse organi i ngarkuar me ligj për ta bere një gjë te tille është vetëm gjykata.
Çlirim Gjata: “Në qoftë se do te shërbente nesër si zgjidhje politike, mjerë për ligjin do të thoja. Pastaj le t’i heqim tërë institucionet, bëjmë një, i bën parlamenti të gjitha. Imagjinoni nesër të kërkohet një komision hetimor ose një ligj, siç kërkohet tani, se në qoftë se pranohet ky rast që parlamenti t’i hapë dhe t’i numërojë kutitë pse mos të pranohet me ligj të lirojë nga burgu të dënuar parlamenti ose të fusë në burg ato që s’i ka futur gjykata? Në qoftë se me vendim gjykatë është vendosur që B t’i kthejë pronën A-së a mund të hyjë parlamenti të thotë e ka vendosur gabim? I kemi kontrolluar, parë dokumentet ne komisioni i kthimit të pronave ka vendosur gabim.”
Juristi Gjata thotë gjithashtu se nëse mazhoranca mendon ta zgjidhe përmes kompromisit këtë ultimatum te kryesocialistit Rama, kjo do te sillte një tirani parlamentare.
Çlirim Gjata: “Unë uroj te mos shkohet drejt asaj. Ne jemi mësuar të shohim shumë zgjidhje politike në dëm të ligjit. Le të shërbejë ky precedent i parë që të mos ndodhë më sepse në qoftë se pranohet atëherë do pranosh nesër edhe gjërat e tjera, ndoshta shumë më të rënda. Ashtu siç kemi pretenduar dikur që kemi pasur diktatura individuale mund të shkosh edhe me një tirani parlamentare. Me këto veprime shkohet.”/tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro