Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, cilësohet si 1 nga 27 destinacionet prefekte në Europë për një “arratisje” 3-ditore.
Revista amerikane “CN Traveler” thotë se Tirana është një qytet i gjallë. Fillimisht sugjeron zonën e ish-Bllokut, ku janë përqendruar, lokalet dhe restorantet më të mira.
“Aty mund të hani një darkë të mrekullueshme me një çmim shumë të arsyeshëm, të provoni kafen ose rakinë, pijen e fortë alkoolike të këtij vendi”.
Kjo media sugjeron për ata që duan të rrinë zgjuar deri vonë, diskotekat dhe klubet, ku do të jetë e lehtë të takosh njerëz falë karakterit shqiptar.
Me ndërthurjen e rrugëve të gjera të mbushura me pallate dhe zona të gjelbra, zona e ish-Bllokut ruan ende stilin arkitekturor tradicional komunist. Pjesa tjetër e qytetit ruan gjurmët sovjetike në ndërtesat e tij.
Kjo media thotë se kur vizitoni Tiranën kërkoni surprizën, historinë, artin, arkitekturën vigane, kontradiktat dhe kontrastet.
Klan News