Antonio Conte mori drejtimin e Napolit këtë sezon dhe testin e parë serioz në Serinë A, do e ketë ndaj ish-skuadrës së tij, Juventusit.
Duke folur për këtë, tekniku italian, deklaroi se ka qenë pjesë e bardhezinjve si lojtar ku fituan gjithçka, por edhe si trajner, në nisjen e një cikli fitues.
Conte tha se është pjesë e historisë së Juventusit dhe ndihet i emocionuar se do të rikthehet në Torino si kundërshtar.
“Kam një histori me 13 vite të kaluara te Juventusi si lojtar, ku kam qenë kapiten dhe fituam gjithçka. Gjithashtu kam qenë edhe trajner për tre vite, në një moment të vështirë dhe nisëm një cikël fitues. Unë jam pjesë e historisë së Juventusit për atë që kam dhënë. Gjithmonë i kam nderuar vendet ku kam trajnuar. Sot kam kënaqësinë e pamasë të stërvit një klub si Napoli, për mua, i lindur në jug, është krenari dhe kënaqësi. Për mua do të jetë emocionuese të kthehem në atë stadium, ashtu si pas disa vitesh do të jetë emocionuese të përballem sërish me Napolin si kundërshtar.”, deklaroi Conte.
Sfida mes Juventuesit dhe Napolit, është planifikuar të zhvillohet ditën e diel, në orën 20:45. /tvklan.al