Kreu i ri i Këshillit Europian, Antonio Costa do të presë sot në Bruksel liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa Kosova nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Pjesë e këtij takimi do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Në mbrëmje liderët e rajonit tonë do të jenë së bashku në një darkë informale me krerët e rinj të BE-së.
Ky takim vjen para zhvillimit të samitit mes shteteve të BE-së dhe atyre të rajonit tonë që mbahet më 18 Dhjetor në kryeqytetin belg.
Presidenti i ri Këshillit Europian synon përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të rajonit tonë.
Tv Klan