Cristian Shpendi po përjeton një moment fantastik në Seria B. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 10 gola në 14 ndeshje me Cezenën, duke qenë momentalisht edhe golashënuesi më i mirë në nivelin e dytë të futbollit italian. Talenti i kombëtares së 21-vjeçarëve ka zbuluar edhe objektivat e së ardhmes me klubin italian.
“Do të doja të arrija një objektiv me Cesenën, është klubi që më rriti dhe jam shumë pranë tifozëve. Do të ishte një ëndërr e realizuar. Sigurisht që një objektiv, në këtë pikë, është të luftoj për renditjen e golashënuesit më të mirë, po përpiqem të arrij ndeshje pas ndeshje falë edhe ekipit”.
Shpendi ka hedhur edhe më shumë dritë rreth thashethemeve që e shikonin 21-vjeçarin si një alternativë për kombëtaren e Italisë. Sulmuesi ka lënë të hapur mundësinë për të përfaqësuar Axurrët në nivel ndërkombëtar.
“Nuk më kanë telefonuar asnjëherë, nuk ka pasur asnjë kontakt. Gjithmonë kam punuar dhe luftuar për Shqipërinë, ajo është dhurata ime. Sigurisht që do ta mendoja, kombëtarja italiane është në nivel botëror, kështu që sigurisht që do ta mendoja.
Shpendi luan prej 4 sezonesh me Cesenën, teksa rinovoi me klubin bardhezi deri në verën e vitit 2028.
Klan News