Cristian Shpendi mund të largohet nga Cesena në ditët e fundit të merkatos së dimrit. Pak ditë më parë u raportua për një interesim të Benfica-s, por portugezët duket se nuk janë klubi i vetëm që dëshiron shërbimet e shqiptarit.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, Shpendi është shfaqur në listën e përforcimeve të Romës. Trajneri Claudio Ranieri ka kërkuar afrimin e një sulmuesi, si zëvendësues i Dovbyk dhe 21-vjeçari kuqezi duket profili i duhur.

Falë 12 golave të shënuar këtë sezon në Serie B, Shpendi është kthyer në një nga legjionarët më të përfolur në këtë merkato dimri.

Sulmuesi rinovoi pak kohë më parë me Cesena-n deri në vitin 2028 dhe klubi italian kërkon të paktën 15 milionë Euro për ta lënë të lirë. /tvklan.al