Cristian Shpendi është një nga lojtarët më të përfolur në merkato, sa i përket legjionarëve. Sulmuesi është një nga golashënuesit më të mirë në Serinë B dhe kjo ka bërë që në gjurmët e tij të vihen disa klube.

Ndonëse pak kohë më parë rinovoi me Cesena-n deri në vitin 2028, gjasat që të ndryshojë skuadër janë të mëdha. Përveç interesimeve nga Serie A, Shpendin e kërkojnë edhe në Portugali.

“A Bola” raporton se Benfica e ka në listë sulmuesin shqiptar, për ta afruar në merkaton e dimrit. Te skuadra portugeze, Shpendi do të gjente një tjetër shqiptar, Adrian Bajramin.

Cesena kërkon të paktën 15 milionë Euro për Shpendin, ndërsa mbetet të shihet nëse Benfica do të paguajë këtë shifër apo jo.   

/tvklan.al