Cristian Shpendi po shkëlqen në Serie B italiane me Cesena-n. Sulmuesi i Shqipërisë U21, vazhdon të dhurojë performanca të shkëlqyera, me të cilat ka marrë vëmendjen e klubeve “big” në Itali. Është vetë drejtori sportiv i Cesenas, Fabio Artico që ka folur së fundmi për situatën e Shpendit, që momentalisht është i dëmtuar. Përtej kësaj, Artico thotë se për talentin shqiptar ka marrë telefonata. Në këtë sezon, 21-vjeçari ka zhvilluar 19 ndeshje, teksa ka shënuar plot 12 gola.

Cesena do të ishte e gatshme që të dëgjonte ofertat në drejtim të 21-vjeçarit për jo më pak se katër milionë euro. Një shifër kjo lehtësisht e përballueshme nga skuadrat e Serie A, me Juventusin e Fiorentinën që beson tek aftësitë e sulmuesit. Juventusi kërkon që të nxitojë për ta mbyllur transferimin sa më parë, ndërsa interesimi për shërbimet e vjolëve shton akoma dhe më shumë konkurencën. 

Shpendi luan prej 4 sezonesh me Cesenën, ndërsa rinovoi me klubin bardhezi deri në verën e vitit 2028.

Klan News