Cristian Shpendi është cilësuar si talenti i Serie B në votimin e përvitshëm të trajnerëve të kësaj kategorie. Talenti shqiptar ka marrë gati gjysmën e votave, 7 të tilla nga 19 të pyeturit në këtë sondazh të organizuar nga agjencia Italpress.

Shpendi është votuar nga një trajner me përvojë në Serie A si Leonardo Semplici, i cili aktualisht drejton Sampdoria apo Fabio Grosso i Sassuolo, ekip që kryeson renditjen në Serie B. Cristian Shpendi me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve të Serie A mes tyre Juventus e Napoli, por edhe skuadra jashtë Italisë.

21-vjeçari ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje në këtë sezon të Serie B. Cristian Shpendi sapo rinovoi deri më 30 qershor të 2028 dhe Cesena kartonin e tij e vlerëson jo më pak se 15 milionë euro.

Tv Klan