Sulmuesi shqiptar Cristian Shpendi është nën vëzhgim nga disa ekipe të Serie A sipas gazetës Tuttosport.

Skautë të Juventus, Fiorentina e Napoli e kanë ndjekur atë nga afër në stadium.

Pikërisht klubi torinez po e studion 21-vjeçarin si një mundësi përforcimi ndoshta që në merkaton e dimrit.

Problemet me dëmtimet e shtyjnë Juventus të hyjë në merkato. Cristian Shpendi po shkëlqen këtë sezon në Serie B ku në 16 javë ka shënuar 10 gola.

Falë tij Cesena pas rikthimit në ligën e dytë po synon të parën dhe ndodhet në zonën play off për ngjitjen në Serie A pas shumë vitesh. Shpendi vlerësohet rreth 15 milionë Euro pas rinovimit që firmosi deri në 30 qershor të 2028.

Tv Klan