Cristiano Ronaldo vendos rekorde të reja në librat e historisë. Me dopietën në Ligën e Kampionëve për zonën aziatike, portugezi festoi të 913 në karrierë, ndërsa la pas Lionel Messin për numrin më të lartë të golave të shënuar në një vit kalendarik.

Cristiano Ronaldo vazhdon të konfirmohet një makineri e vërtetë golash. Portugezi shënoi dygolësh në ndeshjen e Champions League për zonën aziatike, duke ndihmuar Al Nassr për të koleksionuar fitoren 3-1 ndaj klubit nga Katari, Al Garafa.

Njëjtë si vera, ai po përmirësohet me kalimin e moshës. Dopieta e golave e ngjiti në kuotën e 913 realizimeve në karrierë, e ku pjesën më të madhe e zënë ato pas festimit të 30-vjeçarit.

Ronaldo tani ka shënuar 450 gola pasi ka tejkaluar këtë moshë. Ky moment historik e afron atë me objektivin e tij për të arritur 1000 gola në karrierë, duke përfshirë 18 gola dhe katër asistime në të gjitha garat këtë sezon.

Ronaldo gjithashtu u bë lojtari i parë që shënoi 150 gola në garat e Ligës së Kampionëve, madje në dy kontinente të ndryshme, atë të Europës dhe Aziatikun. 

Në sezonin e tij të 23-të, Ronaldo vazhdon të impresionojë me një mesatare prej 0.84 gola për ndeshje. Për më tepër, dy golat e tij e lejuan të thyente një rekord të ri, të ndarë më parë me yllin argjentinas Lionel Messi.

Ronaldo u bë lojtari i parë në histori që shënon më shumë se 40 gola në 13 vite të ndryshme, duke tejkaluar rekordin e argjentinasit prej 12 vitesh me 40 ose më shumë gola në një vit kalendarik.

Klan News