Cristiano Ronaldo konfirmohet njeriu gol i sezonit të Al Nassr. Portugezi shënoi të 14-in në këtë edicion futbollistik, për t’u ngjitur edhe në kuotën e 920 në karrierë.
Me këtë gol, Ronaldo tashmë është vetëm 80 gola larg shifrës prej 1000 golave të shënuar, objektiv që kërkon ta arrijë përpara pensionimit.
Kalimi në Arabinë Saudite u duk se uli ritmin e portugezit, por 39-vjeçari është më i uritur se kurrë për të shkruajtur historinë.
Golat në këtë sezon mund ta ndihmojnë për të zgjatur edhe qëndrimin në elitën e futbollit arab.
Ronaldo është në bisedime për të rinovuar kontratën që skadon në fund të sezonit, me Al Nassr që është gati për t’i ofruar edhe rritje page.
Klubi nga Riadi synon që ta bind pesë herë fituesin e ‘Topit të Artë’ për të qëndruar edhe me plotësimin e kërkesave me futbollistë, siç është Kasemiro nga Manchester Junajtid.
Superylli portugez është pjesë e Al-Nassr që nga Dhjetori i vitit 2022, teksa në Europë ka luajtur për Real Madridin, Manchester Unitedin, Juventusin dhe Sportingun e Lisbonës.
Klan News