Supermakina më e shtrenjtë në botë është Bugatti la Voiture Noire, me një çmim prej 19.5 milionë Euro, ekzemplar i vetëm. Por një tjetër Bugatti ia kalon në çmim, dhe është Bugatti Voiture Noire 1938, me një çmim prej 140 milionë Euro.

Por është e pagjendshme, nuk dihet ku ndodhet dhe kush e ka në pronësi. Ky automjet, dizenjuar nga djali i Ettore Bugatti, Jean, u prodhua në vetëm 4 ekzemplare në vitet 1936-1938, nga të cilat 3 u shitën, ndërsa la Voitur Noire, ishte në pronësi të Jean Bugatti vetë, dhe vetëm ai dhe disa pilotë të shtëpisë automobilistike patën nderin të uleshin në të.

Gjatë Luftës së dytë Botërore, në 1940, për ta shpëtuar, u dërgua në Bordeaux me një tren që nuk mbërriti kurrë në destinacion, dhe që atëherë u zhduk pa gjurmë, duke lënë pas vetes një vlerë prej 140 milionë Eurosh nëse sot do të rigjendej.

Automjeti i Ettore Bugattit, u ndërtua e gjitha me punim me dorë, me një vëmendje obsesive ndaj detajeve, me sedilje të rafinuara, me një koncept që shkrinte art-Deco dhe industrinë aeronautike, dhe për të gjithe elementët, konsiderohet si vetura e parë supersportive luksoze e Historisë.

Ndërsa tre të tjerat ndër katër automjetet e serisë, i përkisnin bankierit britanik Victor Rothschild, dhe quhej Rothchild Atlantic, me ngjyrë gri në blu.

E dyta Holzschuh Atlantic ju dorëzua koleksionistit të famshëm francez Jacques Holzschuh në 1936. Por makina u shkatërrua pas një akisdenti fatal, edhe se dekada më pas u tentua restaurimi i saj, motori ishte plotësisht i parikuperueshëm.

Ndërsa e fundit nga tre veturat luksoze, ju dorëzua miliarderit britanik Briton Pope, ndërsa sot ajo i përket stilistit Ralph Lauren.

Me rastin e 110 vjetorit të themelimit të kompanisë, Bugatti vendosi ta rikthejë mitin e Voiture Noire, pra Vetura e Zezë, duke e prezantuar për herë të parë në sallonin automobilistik të Gjenevës në 2019, me dy veçanti, si supermakina më e shtrenjtë në botë, dhe unike.

Me risjelljen e saj në vitin 2019, Bugatti serviri shpejtësinë, teknologjinë, luksin dhe stilin e një ikone të re të një epoke të re. Është një coupe që bashkon komfortin e një limuzine me atributet e një Hypercar, duke përfaqësuar një tribut për historinë e kompanisë automobilistike.

Kabina është shumë e ngjashme gjithashtu me Chiron, por detajet nuk janë zbuluar, sikurse edhe poseduesi i saj, është parë në qarkullim në Zyrih të Zvicrës, por nuk është bërë e ditur asnjëherë emri i tij, edhe se fillimisht u supozuar të ishte në pronësi të Cristiano Ronaldos, që ka pronësi një Bugatti Chiron, dhe është i apasionuar pas brandit francez të krijuar nga një italian.

Kjo supermakinë arrin një shpejtësi maximale prej 420 km/orë, duke zënë podiumin absolut në skenën globale.

Është dizenjuar nga drejtuesi, i cili u frymëzua nga kryevepra e Jean Bugatti, duke sjellë element të Bugatti Chiron pa modifikuar platformën mekanike, e gjitha e realizuar në fibër karboni.

U prezantua në Villa D este, dhe fitoi edhe çmimin estetik, për bukurinë dhe mrekullinë që është.

Klan News