Emisioni “Stop” në Tv Klan drejtohet në fshatin Shkafanë në Durrës në shkollën 9-vjeçare “Xhelal Shtufi”, pasi drejtoresha Elena Durmishi s’ka kaluar në 3 raunde provimi në shkollën e drejtorëve e për pasojë, nuk duhet të ishte drejtuese e këtij institucioni.

 Por ajo vetë gënjen duke thënë se e ka filluar shkollën e drejtorëve në shtator të këtij viti. “Stop” shkon në DRAP Durrës ku thonë se zonja Durmishi sapo të mbarojë riorganizimi i DRAP Durrës dhe të bëhen konkurset, nuk ka të drejtë të marrë pjesë në konkurrim dhe do ketë drejtor të ri sipas procedurave.

Pas kësaj, “Stop” shkon në shkollën 9-vjeçare “Rexhep Mezini”, ku drejtori Altin Dervishi, vetë i komanduar prej 1 viti ka vënë si nëndrejtoreshë zonjën Laureta Kulla. Në takimin me drejtorin, ky i fundit u përpoq të gënjejë, por në fund pranoi që nuk ka kërkuar një datë për konkurs për këtë pozicion.

Këtë problematikë “Stop” e adreson në DRAP Durrës, ku u premtua verifikim i situatës dhe u komunikua se do të ketë konkurs për pozicionin e drejtorit./tvklan.al