Mirlind Daku është zgjedhur në krye të sulmit në formacionin ideal të javës së parë në Premier Ligën e Rusisë.
Sulmuesi shqiptar i Rubin Kazanit përveçse realizoi golin e parë të sfidës për ekipin e tij dha edhe pasimin për të dytin në fitoren 4 – 2 në fushën e Nizhni Novgorod.
Daku u bë objekt polemikash për fjalët e thëna kundër maqedonasve në fund të ndeshjes së Euro 2024 me Kroacinë, duke marrë dënim me 2 ndeshje nga UEFA. Por kjo me sa duket nuk ka ndikuar në formën e tij.
Tv Klan