Me paraqitjen e tij në fitoren e Rubin Kazanit kundër Nizhni Novgorodit, Mirlind Daku është përzgjedhur në 11-shen më të mirë në javën e parë të Superligës ruse.
Sulmuesi i Shqipërisë përveçse realizoi një gol gjatë ndeshjes në transfertë, dha edhe një asist në suksesin me rezultatin 4-2.
Futbollisti 26-vjeçar u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes nga trajneri Rashid Rakhimov.
Lojtari ka rigjetur sërish qetësinë te Rubin Kazani pas polemikave të krijuara në Kampionatin Europian, ku ai për fjalët e thëna kundër maqedonasve në fund të ndeshjes me Kroacinë, u dënua me dy ndeshje nga UEFA.
Por nëse vazhdon me të tillë performancë dhe ritëm, 26-vjeçari do të hyjë edhe më shumë në zemrat e tifozëve të Rubinit.
Klan News