2 muaj para ndeshjes me Shqipërinë për kualifikueset e Botërorit 2026, Federata Angleze ka nxjerrë në shitje biletat e sfidës që do të zhvillohet më 21 Mars në “Wembley”.
Ato mund të blihen pikërisht në faqen në internet të stadiumit ku më parë duhet një regjistrim. Tifozët kuqezi do të vendosen jugperëndim të kësaj arene në sektorët nga 126 deri 132.
Çmimet variojnë nga 25 Paund e reduktuar për studentët dhe fëmijët deri në 80 Paund, kjo në varësi edhe të vendit. Por pritet që mbështetësit e Kombëtares të blejnë edhe në sektorë të tjerë, pasi janë të shumtë shqiptarët të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe.
Secili përdorues mund të blejë deri 4 bileta. Ndeshja me Anglinë do të jetë e para në fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ku si zakonisht do ta ndiqni direkt në TV Klan, ashtu si faza finale që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Tv Klan