Federata Çeke e Futbollit nxorri në shitje biletat për ndeshjen e Ligës së Kombeve me Shqipërinë që do të zhvillohet më 11 Tetor në Epet Arena të Pragës, aty ku kuqezinjtë fituan me Ukrainën.
Tifozët shqiptarë do të qëndrojnë në tribunat A2, A3, H1, F20 dhe F21, njofton FSHF.
Çmimet e biletave janë 490 dhe 890 kruna ose përafërsisht nga 20 dhe 36 Euro.
Gjithsesi priten më shumë se numri i përcaktuar, pasi edhe vitin e kaluar për kualifikueset e Euro 2024 pati më tepër mbështetës të Shqipërisë që ndodheshin në sektorët për vendasit në stadiumin që ka një kapacitet thuajse 19 mijë vendësh.
Falë tyre u arrit një barazim i rëndësishëm 1 – 1. Gjithsesi ata që nuk do të jenë në stadium do të kenë mundësinë ta shikojnë si zakonisht pa pagesë në Tv Klan.
Shqipëria ka 3 pikë pas 2 takimeve të para po aq sa Çekia, por renditet e dyta për shkak golavarazhi.
Tv Klan