Biletat për dy ndeshjet e fundit të Grupit B1 në Ligën e Kombeve të Kombëtares Shqiptare të Futbollit kundër Çekisë më 16 Nëntor dhe Ukrainës më 19 Nëntor kanë dalë në shitje.

Që të dyja këto përballje do të luhen në stadiumin kuqezi “Air Albania” dhe tifozët e kombëtares do të kenë mundësi që të rezervojnë një vend në platformën ebileta.al.

Për të dyja takimet, çmimet në tribunat pas portave nisin nga 500 deri në 1500 lekë. Në tribunën kryesore shkojnë nga 10 000 deri në 25 mijë, ndërsa ne atë përballë 2500, 5000 e deri në 10 000. FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm online në këtë platformë.

Pas dy takimeve të luajtura në Grupin B1, Shqipëria ka vetëm 3 pikë. Kryeson Gjeorgjia me pikë të plota. Djemtë e Silvinjos fituan përballjen në Çeki kundër Ukrainës me rezultatin 2-1, por u mundën në “Air Albania” nga Gjeorgjia, që kryeson me 6 pikë.

Edhe Çekia ka 1 fitore si edhe kuqezinjtë. Në vend të fundit pozicionet Ukraina me zero pikë. Ndeshjet e kuqezinjve do të transmetohen ekskluzivisht në televizionin Klan.

Klan News