Sylvinho ka tashmë në dispozicion të gjithë lojtarët për të përgatitur ndeshjen me Çekinë që do të luhet të premten në Pragë. Një sfidë ku kërkohet fitorja për të qenë edhe më të motivuar më pas për takimin e 14 tetorit po në transfertë ndaj Gjeorgjisë.

Të fundit që u bashkuan me grupin ishin Arbër Hoxha, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami, ndërsa prurja e re do të jetë Feta Fetai, mesfushori i Shpresave, i njohur si Modriç shqiptar.

Ritmi i stërvitjes është shtuar, me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike.

Kristjan Asllani e Myrto Uzuni kanë probleme muskulore dhe u stërvitën të diferencuar. Të dy lojtarët janë në monitorimin e stafit mjekësor të Kombëtares dhe pritet që nesër të bashkohen me grupin.

Përsa i përket pjesës tjetër të grupit, të gjithë lojtarët u stërvitën normalisht dhe morën ngarkesën e plotë.

Mungesat e Rei Manajt e Armando Brojës peshojnë, por rikthimi i Mirlind Dakut sjell një alternativë në qendër të sulmit.

Mbrojta me paraqitjet e futbollistëve me klubet e tyre duket një garanci, mbi të gjitha në qendër të saj me Marash Kumbullën, Arlind Ajetin dhe Ardian Ismajlin.

Sfida me Çekinë do të luhet prej orës 20:45 të së premtes dhe do të transmetohet në Tv Klan.

Tv Klan