Një mbrëmje me kërcime magjepse, plot sharm dhe energji ishte ajo e kësaj të hëne në spektaklin “Dance With Me” në Tv Klan.

Pas një jave provash, çiftet interpretuan kërcimet e tyre ku morën dhe vlerësimin e jurisë, e cila këtë të hënë ishte ndryshe nga javët e tjera, pasi në panel ishte dhe aktori Bes Kallaku dhe prezantuesja televizive Anjeza Maja.

Sikurse është bërë tashme traditë, në fund të spektaklit “Dance With Me” një nga çiftet shpallet fitues dhe fiton një shumë monetare. Këtë mbrëmje çifti që triumfoi ishte Leila Kraja dhe Robert Berisha.

/tvklan.al