Leipzig ka përcaktuar se Dani Olmo do të mund të largohet vetëm nëse një klub paguan një shumë prej rreth 60 milionë Euro, vlera e klauzolës së lirimit që tashmë ka skaduar.
Klubi gjerman nuk do të bëjë asnjë zbritje për Dani Olmon, i cili konsiderohet një lojtar shumë i vlefshëm dhe një konfirmim për këtë ishte edhe Europiani. Cilësitë e tij të ndryshme në të gjithë frontin sulmues dhe loja e mirë me të dyja këmbët konsiderohen të rralla, prandaj kushdo që dëshiron të blejë futbollistin do të duhet të paguajë një shumë prej rreth 60 milionë Euro.
Më shumë e interesuar është Barcelona që ka kontaktuar me menaxherin e tij, por nga ana tjetër në radhë për një takim është vënë edhe Bayern Munich si dhe disa klube të Premier League. Dani Olmo është një prodhim i akademisë së Barcelonës që nuk gjeti hapësira në këtë klub.
Ai u zhvillua tek Dinamo Zagreb, ku luajti për gjashtë vite. Më pas ai u transferua në Leipzig në vitin 2020, ku shpërtheu përfundimisht, me demonstrimin e tij të fundit në Kampionatin Evropian duke luajtur si protagonist deri në ndeshjen finale kundër Anglisë.
Tv Klan