Daniela dhe Fabio kanë zhvilluar takimin e parë mes tyre pas kërkesës së fronistes, dhe të dy kanë folur për historitë e jetëve të tyre. Konkurrenti i ri në Love Story i ka treguar Danielës rrugëtimin e vështirë të prindërve të tij drejt Italisë dhe jetesën atje.

Fabio: Faktikisht rrugëtimi ka qenë shumë i vështirë. E ka provuar 5-6 herë babi me gomone. Si përfundim arriti në Itali, por arriti vetëm sepse mamin e dërguan prapë në Shqipëri. Mami arriti me avion nga Polonia, gjasme sikur ishte nisur nga Polonia dhe ia bëri surprizë babit se ai nuk e dinte. Kanë jetuar në Taranto, është afër Puglia-s. Aty kam lindur. Pas 1 viti jemi transferuar në Udine.

Daniela: Po në Udine si ka qenë jeta jote se në klip kam dëgjuar që the se nuk do që t’i bëhesh barrë prindërve sepse djemtë shqiptarë këtu janë pak të llastuar edhe jetojnë me lekët e prindërve, në kurriz të tyre!

Fabio: Edhe në Itali quhen “figli di papa”, ata që nuk kanë qejf të punojnë. Mua këtë edukatë më kanë dhënë prindërit, sepse gjithmonë më kanë mësuar me pak para, edhe pse mundësitë i kishim. Më kanë mësuar që t’i jap vlerë lekut dhe kur kam mbaruar shkollën e mesme kam filluar të punoj që t’i ndihmoj ata dhe jo të bëhem barrë./tvklan.al